Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona që kryenin vjedhje në Qarkun e Durrësit.

 

Shtetasit e arrestuar janë Xhani Ymeri 30 vjeç, banues në Durrës si dhe Ekilian Bibi 27 vjeç, banues po në Durrës.

 

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se kanë vjedhur këtë të shtunë zyrën ku paguhen gjobat në lagjen Nr. 8 në Durrës nga ku kanë marrë 200 000 lekë (të vjetra).

 

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin janë autorë edhe të dy ngjarjeve të tjera:

 

 Më datë 27.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dhomën e Imazherisë në Spitalin  Pediatrik Durrës.

 

Më datë 30.11.2018 , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur banesën e  shtetases A.Ç. ku kanë marrë dritare dhe dyer duralumin dhe i kanë shitur në një pikë grumbullimi hekurash.

 

Policia ka bërë me dije se u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një pjesë e pajisjeve të vjedhura në zyrën e Imazherisë; dyert dhe dritaret duralumin të vjedhura në banesën e  shtetases A.Ç.; si dhe doreza, pinca dhe kaçavida.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *