E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Duo” dhe ka vënë në pranga dy shtetas, autorë të disa vjedhjeve në kryeqytet.

Siç bëjnë me dije blutë, në pranga ranë shtetasit E. C., 38 vjeç dhe M. F., 40 vjeç, të dy banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit, më datë 15.12.2025, kanë vjedhur 8 pajisje elektronike, në një dyqan në Yzberisht, më datë 17.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Bardhyl”, dhe më datë 19.12.2025, kanë vjedhur 1 pajisje elektronike, në një dyqan në Rrugën e Kavajës.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë