Policia e Vlorës ka arrestuar pesë persona të cilët dyshohet se vodhën një biznes në këtë qytet.

Në pranga u vunë shtetasit: R. L., 17 vjeç dhe I. T., 16 vjeç, të dy banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, K. B., 15 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë dhe E. XH., 18 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, kanë vjedhur produkte të ndryshme dhe një sasi të vogël parash në marketin në pronësi të shtetasit D. H. dhe më pas kanë tentuar të largohen me një automjet me drejtues shtetasin B. S.
Gjithashtu, njëri prej autorëve të dyshuar, shtetasi i mitur I. T., dyshohet se më datë 19.09.2021, ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të një shtetasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *