E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vodhën një biznes në Kamëz, arrestohen dy autorët e dyshuar

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se kanë vjedhur në një biznes në Kamëz.

Në pranga u vu shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe një shtetas 18-vjeçar.

Dje, dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:

Reklamë

Më datë 18.11.2025 dhe 29.01.2026, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 2 biznese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë