E shtunë, 21 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:00 Në vijim ora 04:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vodhën materiale hekuri në një banesë, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër ëhstë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur materiale hekuri në një banesë dhe i kanë shitur për skrap.

 

Sipas policisë së Elbasanit të arrestuarit janë  Florenc Tatoshi, 31 vjeç dhe Mit’hat Sharra, 52 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim nga blutë e këtij qyteti shtetasi me iniciale Th.B., 32 vjeç.

 

Gjithashtu u procedua penalisht P.Q.,47 vjeç, banues në Elbasan, sepse në pikën e grumbullimit të skrapit në pronësi të tij, janë gjetur e sekuestruar materialet e vjedhura nga personat e lartëpërmendur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë