Një person është vënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi nën kërcënimin e thikës kanë vjedhë banesën e tre studentëve.

 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr. 15, Durrës, në të cilën banonin me qira tre studentë, rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë hyrë dy persona dhe nën kërcënimin e një thike u kanë marrë 800 euro.

 

Njëri prej studentëve ka njoftuar Policinë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, dhe ndihmës së banorëve të zonës është bërë e mundur kapja në flagrancë e njërit prej autorëve, konkretisht  S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

 

Si rezultat i veprimeve të para të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi i autorit tjetër S. A., banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij.

 

Autorët e dyshuar kishin disa ditë që jetonin me qira në  një nga hyrjet e pallatit  ku jetonin edhe tre studentët. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona , dy çanta dore dhe një sasi parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *