E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vodhën 41 mijë euro në një dyqan në Greqi, autorët dy shqiptarë, çfarë “i tradhtoi”

Policia greke ka zbardhur një vjedhje të ndodhur në orët e para të 30 gushtit në një dyqan mallrash në Tigaki, Kos.

Autorët arritën të merrnin 41 650 euro.

Reklamë

Pas hetimeve dhe këqyrjes së pamjeve filmike u identifikuan dy shqiptarë, 52 dhe 37 vjeç të cilët kanë thyer derën e dyqanit, kanë rrëmbyer paratë dhe janë larguar.

Sipas protothema.gr, autorët kishin hequr një kamera sigurie, por nuk e dinin se kishte dhe një të dytë.

Reklamë

Të premten policia ka kontrolluar shtëpinë e 52-vjeçarit në Aspropyrgos, ku ka konfiskuar motorin që ai përdori në Kos.

Ndërsa 37-vjeçari u arrestua pasi u konstatua se kishte hyrë në Shqipëri duke shkelur një urdhër ndalimi të lëshuar nga autoritetet greke. Ndaj tij rëndonte një tjetër akuzë për vjedhje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë