Subscribe

Partia më e madhe opozitare e Maqedonisë kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Pas mbledhjes së Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të VMRO-DPMNE, deputeti I kësaj partie Aleksandar Nikollovski, tha para mediave se në mbledhje u diskutua për referendumin, sipas tij të pasuksesshëm, dhe u vendos për formimin e qeverisë teknike.

 

“Ne mbledhje u diskutua për referendumin e mbajtur, situatën aktuale politike dhe u morën disa vendime për ditët në vazhdim. Komiteti Ekzekutiv e shpalli referendumin të pasuksesshëm, duke pasur parasysh se dalja e vetëm 36 për qind të votuesve, tregoi vullnetin e qartë të popullit kundër pranimit të kësaj marrëveshjeje. Është e nevojshme që menjëherë të respektohet Marrëveshja dhe Ligji për zgjedhjet, ku ne presim formimin e një qeverie teknike sipas “Marrëveshjes së Përzhinës”, me një mandat prej 100 ditësh. Kjo do të thotë: dorëheqjen e Zoran Zaev dhe qeverisë së tij, dhe ministrat e brendshëm dhe punës t’i takojnë VMRO-DPMNE-së, në afat prej 100 ditësh. Vetëm ky është parakusht për zgjedhje të lira dhe demokratike.

 

Komiteti ekzekutiv i kësaj partie ka vendosur formimin e Shtabit zgjedhor. Ndërsa lidhur me ndryshimet Kushtetuese, VMRO këmbëngul se deputetet e saj nuk do ndryshojnë qëndrim.

 

Nga ana tjetër, komiteti Ekzekutiv I LSDM-së, pas mbledhjes ku u diskutua për hapat e mëtejshëm pas referendumit, u bëri thirrje deputetëve të Maqedonisë të ndjekin zërin e qytetarëve.

 

Komiteti gjithashtu autorizoi kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe koordinatorin e grupit parlamentar, për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm rreth përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *