Subscribe

Një ditë pas deklaratave të raporterit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, eurodeputetit Ivo Vajgell se Gruevski do të shkojë deri në fund me bllokimin, pasi nuk dëshiron të shkoje në burg, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i Vmro-se.

 

Partia e ish-kryeministrit ka akuzuar eurodeputetin se me deklaratat e tij po ndez edhe me shumë situatën ne Maqedoni.

 

“Ivo Vajgëll ose nuk ka kuptuar diçka ose me vetëdije po rreshtohet në anën e kriminelit të abonuar Zoran Zaev dhe skenaristëve të tij për shpërndarje të manipulimeve dhe gënjeshtrave. Me dezinformata te tilla, ai vetëm sa po e ndez edhe më tepër situatën politike në Maqedoni, në vend që të dënoje publikisht Platformën e Tiranës dhe përzierjen e shteteve të huaja në punët e brendshme të Maqedonisë.”

 

Në anën tjetër LSDM dhe BDI pasi ranë dakord për zgjedhjen e deputetit te BDI-së Talat Xhaferi në postin e kryeparlamentarit, po bëjnë përpjekje për të vënë në jetë planin e tyre në fillim të javës së ardhshme.

 

Sipas Zaevit, zgjedhja e kryetarit të parlamentit do të zhbllokonte krizën politike në vend, pasi më pas ai do të vinte në dijeni kreun e shtetit për krijimin e qeverisë nga drejtuesi i koalicionit që ka shumicën parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *