E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë, tre makina përplasën nga shpejtësia e lartë, plagosen 4 persona

Një aksident automobilistik me katër të plagosur, ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në rrugën Transballkanike në Vlorë.

 

Policia sqaroi se babë e bir po udhëtonin me dy makina të ndryshme njeri pas tjetrit, por për shkak të shpejtesise, ata u përplasen mes tyre e ndërkohë një nga automjetetet goditi edhe një makinë që ndodhet ne trafik.

 

Reklamë

Nga përplasja e forte morën plagë 4 persona, por asnjeri nuk është në rrezik për jetën.

 

Policia mori dëshmitë për ngjarjen, ndërkohë që nderhyri edhe për të normalizuar trafikun.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë