Subscribe

Hyrja per ne qytetin bregdetar te Vlorës, duhet te këtë standarde evropiane. Ka qene kjo kërkesa e kryeministrit Edi Rama gjate inspektimit te punimeve ne rrugën transballkanike. Gjate takimit me ekspertet qe po kryejne punimet ne kete segment, Rama i ka meshuar veçanërisht rëndësisë se elementeve si gjelbërimi e ndriçimi.

“Pas kësaj kemi vazhdimin e Transballkanikes me standarde, deri ku është drejtoria e portit, kemi rrugën “Dhimitër Konomi”, kemi rrugën e poliklinikës dhe me të gjithë këto krijojmë një tjetër situatë. Këtë pjesë duhet ta bëni me cilësi maksimale, sepse kjo është hyrja e re e Vlorës. Këtu duhet të ketë çdo gjë me standarde evropiane. Hymë në një qytet mesdhetar turistik, trotuaret duhet të jenë perfekt, ndriçimi duhet  të jetë perfekt, gjelbërimi duhet të jetë i tillë. Në të dyja anët duhet të jetë e gjitha 2 me shirita pemësh të rritura pak, në mënyrë që brenda dy-tre vjetësh të krijojnë një kurorë dhe të hijezojnë. Pastaj do të vazhdojmë segmentin tjetër deri tek drejtoria e portit që të bëjmë standartizimin. Rëndësi ka që ky segment i hyrjes në këtë sezon të jetë komplet tjetër.”

Parashikohet qe përfundimi i rrugës transballkanike te përmirësoje lëvizjen e mjeteve te transportit ne hyrje dhe dalje te qytetit te Vlorës dhe aktualisht po punohet per finalizimin  e segmenti rrugor me gjatësi rreth 1,4 kilometra, i cili lidh rrugën transballkanike me superstradën Fier-Vlorë, një investim me vlerë rreth 346 milion lekë. Por infrastruktura rrugore nuk do te jete e vetmja risi per sezonin turistik ne Vlore, pasi edhe porti i ketij qyteti i është nënshtruar rehabilitimit ne mënyre qe te mund te ankorohen anijet e mëdha turistike.

“Porti i Vlorës është konceptuar si pjesë e projektit të Lungomares, që vazhdon nga porti drejt Pyllit të Sodës. Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një porti jahtesh, ndërsa Rruga e re Transballkanike, e cila ka përfunduar, do të ketë edhe një segment të dytë që nis nga rruga ekzistuese deri në port.”

Rehabilitimi i plotë i portit, i cili parashikohet të përfundojë, brenda vitit përfshin edhe ndërtimin e një sheshi kryesor mallrash dhe një terminali modern udhëtarësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *