Subscribe

Kryeministri i vendit Edi Rama është ndalur këtë të premte në jug te vendit, ku ka inspektuar punimet për projektin e rehabilitimit të rrugës përgjatë lumit të Vlorës. Shefi i qeverisë tha se ky projekt është me shumë rëndësi për zonën, dhe do i hapë rrugë zhvillimit ekonomik, social dhe turistik.

 

“Jam shumë i vetëdijshëm për pakënaqësirat, për mërzitjen, për lodhjen, për padurimin e njerëzve në Vlorë që lidhet me shumë vite pritje. Edhe për këtë projekt është pritur kaq shumë vite, ndonëse u është premtuar pafund. Por mos harrojmë se nuk mund të bëjmë në 3 e pak vite, atë që u dëmtua për kaq shumë vite. Po punojmë për të rindërtuar një zonë e një territor që kaq shumë është lënë pas dore, dhe kaq shumë është dëmtuar në vite. I gjithë qarku i Vlorës është një nga zonat që po bëhen investime që nuk janë bërë në 25 vite të marra së bashku. Sigurisht që ka ende shumë punë për të bërë, por ju siguroj, se transformimi që po bëjmë të mundur përmes këtyre projekteve në Vlorë do të sjellë një transformim të rëndësishëm ekonom-social për të gjithë familjet që jetojnë në këtë zonë. Por kjo do ndikojë edhe në gjithë vendin, pasi kjo zonë është e lidhur me turizmin.”

 

Kreu i qeverisë u ka kërkuar banoreve te zonës te bëjnë durim deri ne përfundimin e investimit. Gjate inspektimit, Rama uroi edhe kryebashkiakun demokrat te Selenicës.

 

“Edhe një gjë tjetër në fund, fare fare. Dua t’i uroj ditëlindjen kryetarit të Bashkisë së Selenicës. E kemi me Partinë Demokratike, po e kemi të punës. Apo s’je me Partinë Demokratike? Nejse, Partia Demokratike e ka mbështetur në zgjedhje. Ne këtu jemi, gati jemi. Realisht, ia uroj me gjithë zemër ditëlindjen. Se socialist e se demokrat, këtu në këtë zonë partia jonë është Vlora”.

 

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli tha se reforma territoriale është një arritje e madhe e qeverisë shqiptare, e cila mundëson realizimin e projekteve të mëdha si ai i rrugës së lumit të Vlorës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *