E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë/ Policia kryen aksione, arrestohen 5 persona

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Vlorës ka arrestuar pesë persona, njëri prej të cilëve ka qënë I shpallur në kërkim.

 

Konkretisht në prangat e policisë kanë rënë shtetasit:

G.S.. 34 vjeç banues në Vlorë
H.B., 56 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë
A.D., 30 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë.
E. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë
M. A., 32 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë.

Reklamë

 

Sipas policisë, 34 vjeçari me inicialet G.S. u arrestua pasi Gjykata e Apelit pët Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2017, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

 

Ndërsa 56 vjeçari, ra në prangat e uniformave blu pasi kishte kultivuar disa bimë kanabisi.

 

Po ashtu, uniformat blu bëjnë me dije se 30 vjeçari me inicialet A.D., u arrestua në flagrancë pasi u kap duke vjedhur një dyqan kozmetik në lagjen “Isa Boletini”.

 

Ndërsa dy shtetasit e tjerë u arrestuan pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë