Kronikë
Vlorë, makina përplaset me motorin, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur pasditen e kësaj të diele në Vlorë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi Kuzumbaba, ku një automjet përplaset me një motor.
Mësohet se të lënduar mbetën drejtuesi i motorit që u përplas nga makina dhe drejtuesi i mjetit, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku janë jashtë rrezikut për jetën.




