Subscribe

Një tjetër makinë përfundoi e djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Këtë herë shënjestër ishte mjeti i tipit “Benz” ne pronësi te punonjësit të policisë në Komisariatin e Vlorës Zini Zenelaj. Ai ishte Inspektori policie me detyre në Babicë të Vlorës fshatin ku muaj me pare u zbulua sasia e madhe e hashashit qe dyshohet se u përkiste Habilajve.

 

Sipas uniformave blu, ngjarja ndodhi rreth orës 03:10 në lagjen “Pavarësia” në qytetin bregdetar.

 

Ishin banorët ata që lajmëruan policisë dhe zjarrfikësit, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme te tij. Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qenë e qëllimshme, pasi hetuesit kane konstatuar lëndë djegëse. Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve te lagja “Pavarësia” për të identifikuar autorët. Pista kryesore e hetimit është ajo per shkak te detyrës se Zenelajt si efektiv i policisë. Rastet e djegies se makinave ne qytetin bregdetar te Vlorës, kane qene te shumta kohet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *