Terrori në Vlorë është rikthyer sërish.

 

Pas atentatit në Lungomare, pasditen e kësaj të diele është regjistruar një tjetër ngjarje në askin rrugor Vlorë-Fier në zonën e Novoselës.

 

Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr me kallashnikovë në drejtim të një makine tip “Golf” ndërsa mësohet se një person ka mbetur I plagosur.

 

Drejtuesi i mjetit pas breshërisë së plumbave ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Ndërkohë që personi I plagosur është identifikuar si shtetasi R.A.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *