Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb jetën 70-vjeçari...

Formacioni i javës, 11 lojtarët që impresionuan në javën...

Dimarco, surprizë para Real Madridit! Ky është vendimi i...

Nesër nis sesioni parlamentar, qytetarët njoftojnë protestë përpara Kuvendit

Rama ndan reflektimin për “industrinë e llumit”: Si po...

Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht të tronditur,...

AAK protestë para Kuvendit: Albin Kurti është përgjegjës për...

Rrezik nga Inteligjenca Artificiale, OKB: Kërcënon të drejtat e...

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime...

PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria...

Vlora katër ditë pa ujë, qytetarët me bidona kërkojnë burime alternative: Papërgjegjshmëri e madhe

29 Dhjetor 10:53

Qyteti i Vlorës vijon të përballet me mungesën e ujit të pijshëm për të katërtën ditë radhazi. Kur kanë kaluar mbi 92 orë pa furnizim me ujë në pjesën më të madhe të qytetit, banorët janë detyruar sërish në orët e para të mëngjesit të drejtohen drejt burimeve alternative të ujit.

Qytetarë të shumtë janë parë pranë burimit nëntokësor afër tunelit të Ujit të Ftohtë, si edhe pranë një depoje të ujësjellësit në të njëjtën zonë, duke u përpjekur të sigurojnë ujë për nevojat bazë familjare.

Banorët shprehen të indinjuar për situatën e krijuar dhe fajësojnë Bashkinë e Vlorës për mungesën e zgjidhjeve konkrete. Sipas tyre, çdo ditë janë të detyruar të kërkojnë ujë ku të munden, ndërsa situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të afrimit të festave të Vitit të Ri.

Në zonën e Ujit të Ftohtë janë parë gjithashtu edhe emigrantë vlonjatë të kthyer në atdhe për festat, të cilët përballen me të njëjtin problem, duke e cilësuar gjendjen të papranueshme për një qytet turistik si Vlora.

 “Ky avaz është në Vlorë. Në një moment kur qyteti është pa ujë, të gjithë shkojnë në festë. Kjo është një papërgjegjshmëri e madhe”, thotë një qytetar.

“Jetoj në Itali, erdha për vitin e ri, katastrofë është”, thotë një emigrant.

Ndërkohë, një ditë më parë, të irrituar nga mungesa e ujit të pijshëm, disa qytetarë kanë hyrë me forcë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, aty ku po zhvillohej mbrëmja gala, festa e fundvitit për qytetarët e Vlorës.

Autoritetet kanë deklaruar se defekti, i cili ka ndodhur katër ditë më parë, pritet të riparohet gjatë ditës së sotme. Megjithatë, qytetarët vijojnë të jenë të indinjuar dhe të grumbullohen në zonën e Ujit të Ftohtë për të siguruar ujë të pijshëm.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
uje Vlore

Nga e njëjta kategori

Krujë/ Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Halil, era favorizon flakët

më shumë...

Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb jetën 70-vjeçari në plazhin e Velipojës (EMRI)

më shumë...

Mbyllet festivali i komedisë, Viktor Zhusti dhe Luiza Xhuvani shpallen aktorët më të mirë

më shumë...

Nesër nis sesioni parlamentar, qytetarët njoftojnë protestë përpara Kuvendit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:01

Krujë/ Zjarr i përmasave të mëdha në...

4:46

Sshenjat e horoskopit që hyjnë në një...

4:35

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:09

Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb...

4:05

Mbyllet festivali i komedisë, Viktor Zhusti dhe...

3:37

Formacioni i javës, 11 lojtarët që impresionuan...

3:34

Dimarco, surprizë para Real Madridit! Ky është...

3:32

Nesër nis sesioni parlamentar, qytetarët njoftojnë protestë...

3:20

Rama ndan reflektimin për “industrinë e llumit”:...

2:54

Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht...

2:48

AAK protestë para Kuvendit: Albin Kurti është...

2:45

Rrezik nga Inteligjenca Artificiale, OKB: Kërcënon të...

2:37

Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj:...

2:14

Ëndërronte të bëhej mjek, i jepet sot...

1:59

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset...

1:54

PD takim me të Dërguarin Special të...

1:42

Balla pret të Dërguarin Special të Trump:...

1:36

Po transportonin tetë emigrantë të paligjshëm, arrestohen...

1:24

Kushtetuesja ndërhyn për pagat: Parlamenti duhet të...

1:17

A i shkatërron mikrovala vlerat ushqyese të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.