Pas disfatës në Loro Borici, Kukësi humbi matematikisht luftën për titull këtë sezon. Skuadra e Shehit u ndëshkua në fund të takimit nga maqedonasi Mevlan Adili. Në një prononcim per mediat trajneri  Orges Shehi la të hapur të ardhmen e tij duke ia lënë gjithcka kohës.

“ORGES SHEHI

TRAJNER I KUKESIT

Unë mendoj se s’ka aënjë lloj rëndësie se çfarë do të ndodhë me Shehin. Shehi ka dhënë 100%-shin. Gjithçka ia lëmë kohës. Tani për të funksionuar një marrëdhënie duhet mirëkuptimi i të dyja palëve. Duhet dhe besimi i presidenti. Ishte kënsqësi që drejtova këtë skuadër dhe këta lojtarë.’’

Nga ana tjetër tekniku shkodran Hysen Dedja u shfaq I lumtur me skuadrën , duke besuar deri në fund tek qëndrimi në superiore. 

“HYSEN DEDJA

TRAJNER I VLLAZNISE

Kam thënë se karakteri jonë rritet me stërvitje, pavarësisht se është fundi i sezonit. Nuk e meritojmë ato zonë që po shkojmë. Rrita ngarkesën, skuadra m’u përgjigj. Jemi stërvitur dy herë në ditë. Sot ishte pika kulminante. Ato që kemi shprehur në stërvitje, i kemi shprehur në fushë.”

Donatori kryesor në ekipin shkodran Alban Xhaferi thotë se do të vazhojë procedurat për privatizmin e klubit.

“ALBAN XHAFERI

Kryetarja e bashkisë  është e interesuar që kjo marrëveshje të funksionojë. Jam i bindur që gjërat do të ecin para dhe do t’i shikoni rezultatet vitin tjetër.Ne do të marrim pjesë duke filluar që tek hartimi i strategjisë për vitin tjetër, do të bëjmë streategjië dhe objektivat ku do të arrijmë Do të vendosim bashkë.”

Me këtë fitore, hapet sërish lufta e skudrave për “Play Out”. Vllaznia shkon në koutën e 45 pikëve, 2 më pak se Bylisi i vendit te 7-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *