Subscribe

Vllaznia merr edhe fitoren e tretë në katër miqësoret që ka zhvilluar deri më tani në përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Pasditen e së mërkurës kuqeblutë e trajnerit Brdariç kanë fituar me rezultatin 1-0 në Bilisht ndaj Devollit vendas.

Fatin e kësaj miqësoreje e ka vendosur autogoli i Cane që në minutën e 7-të. Ekipi shkodran ka aktivizuar të 23 futbollistët që ka patur në dispozicion për këtë ndeshje, por duhet thënë se me përjashtim të 30 minutave të para, në pjesën tjetër të këtij takimi Vllaznia pothuajse nuk ka treguar asgjë. Edhe duke pasur përball një ekip të kategorisë se dyte.

Më tepër se çdo gjë te skuadra shkodrane ka shqetësuar loja në fazën sulmuese.  Mirëpo kryepankina shkodrane nuk e ka parë si dramë këtë ndeshje nisur edhe nga fakti se lojën nuk e ka filluar me lojtarët që mendohen të formacionit bazë.

THOMAS BRDARIC

TRAJNERI I VLLAZNISË

”Jemi në mesin e përgatitjeve, nuk ka shumë rëndësi rezultati. Menaxhuam lojën. Mund të bënim gjëra dhe më mirë në aspektin sulmues,  patëm disa raste dhe mund të fitonim edhe 5 edhe 6 gola. Unë përgjithësisht jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës në fushë”

 Ditën e shtunë Vllaznia do të luaj edhe një miqësore tjetër, atë me Pogradecin ekip i kategorisë së parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *