E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Vllaznia fiton edhe miqësoren e katërt, triumfon ndaj Devollit

Vllaznia merr edhe fitoren e tretë në katër miqësoret që ka zhvilluar deri më tani në përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Pasditen e së mërkurës kuqeblutë e trajnerit Brdariç kanë fituar me rezultatin 1-0 në Bilisht ndaj Devollit vendas.

Fatin e kësaj miqësoreje e ka vendosur autogoli i Cane që në minutën e 7-të. Ekipi shkodran ka aktivizuar të 23 futbollistët që ka patur në dispozicion për këtë ndeshje ndërkohë që ditën e shtunë ai do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër, atë me Pogradecin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë