Subscribe

Jakov Xoxa, një ndër personalitetet e letrave shqipe, është kujtuar sot nga studiues, akademikë dhe personalitete të letërsisë, në 100-vjetorin e tij të lindjes. Me një stil e një gjuhë letrare që e karakterizon, Xoxa njihet si një nga themeluesit e romanit modern, veçanërisht në tri romanet e tij “Lumi i Vdekur”, “Juga e bardhë”dhe “Lulja e kripës”.

 

Teksa është cilësuar si një nga prijësit e romanit realist më me ndikim te gjysmës së shekullit te 20, krijimtarinë e tij letrare individualizohet me parimin krijues-realist, por pa u ndikuar nga regjimi i kohës.

 

SHEFKIJE ISLAMAJ

 

STUDIUESE

 

“Ai i bëri ballë trysnisë me art, me gjuhë, me tematika, me vendosjen e ngjarjeve në një kohe larg aktuales. Dhe përballja e tij me sistemin si dhe qëndresa e tij shihet veçanërisht te vepra “Lumi i vdekur”.”

 

Me emocione dhe krenari për kontributin dhe gjurmët e lëna në letërsinë shqipe, shkrimtari u përkujtua dhe nga i biri Agron Xoxa.

 

AGRON XOXA

 

I BIRI I JAKOV XOXES

 

“Është një nderim i veçantë që po i bëhet figurës së babit tim, nga akademia e shkencave dhe nga të gjithë referantët që janë këtu. Të gjitha studimet e tij i kanë qëndruar kohës por janë dhe koherente me brezat e rinj.”

 

Mjeshtëria e rrëfimit dhe estetika letrare e veprave, si dhe ndikimi në formimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe ishin pikat kyçe ku u ndal edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë vlerësimit që i bëri figurës së Jakov Xoxës.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Është një nder dhe një privilegj për mua edhe si babai i stërnipit të Jakovit. Kemi sot fatin që të kujtojmë sot një nga njerëzit që i dha një hov dhe ndoshta shpëtoi disa nga fjalët e gjuhës shqipe dhe eksplorim për herë të parë këtë raport special dhe këtë kimi mesh shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës të ndarë pamoral nga historia dhe koha.”

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, nderoi gjithashtu shkrimtarin me çmimin e mirënjohjes më të lartë, “Nderi i Akademisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *