Rritja e nivelit te ujit ka bërë që lumi Vjosë të dalë nga shtrati gjatë natës. Disa banesa në fshatin Fitore janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. Banorët thonë se situata është e përsëritur ndërsa akuzojnë autoritetet për mosmarrje masash.

 

DHIMITËR GUCAJ – BANOR I FSHATIT FITORE

Lajmet që dëgjuam që dha kryetari i bashkisë që nuk ka prurje ka rënie të Vjosës. Nga kjo e humbëm vëmendjen qëndruam në qetësi.  

 

Situatë e vështirë paraqitet dhe pranë urës së Mifolit ku dhjetëra banesa rrezikojnë përmbytjen ndonëse niveli i lumit Vjosa ka pësuar një rënie të lehtë gjatë orëve të fundit.

Probleme nga shirat ka patur dhe në qarkun Durrës, ku si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen janë mbuluar nga uji dhjetëra banesa në Sukth.

 

 

Kanë ardhur njerëzit në 2 të natës kërkonin gjeneratorët pasi kanë të afërmit me covid. S’ka ardhur askush të na shoh. Jemi përmbytur disa here.

 

Ndërkohë në Elbasan prurjet e Shkumbinit janë rritur ndjeshëm, ndërsa janë përmbytur  tokat bujqësore në fshatin Muriqan.

 

Banorë

Është deviju kanali i kullimit dhe ne mbytemi sa herë.

Nuk po gjejmë rrugëzgjidhje. 2 dylym tokë e përmbytur dhe stalla e lopës.

 

Sipërfaqe toke të përmbytura nga reshjet e shiut ka patur dhe në Berat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *