E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vjosa Osmani hoqi foton e Thaçit nga zyra, PDK bojkoton mbledhjen

Heqja e fotografisë së Hashim Thaçit nga Vjosa Osmani pasi mori postin e kryeparlamentares është bërë shkak që PDK të bojkotojë mbledhjen në Kryesinë e Kuvendit. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës pretendojnë se Osmani duhet të rikthejë në vendin e vet foton e presidentit Thaçi.

 

Reklamë

Kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza tha se inspirim duhet të gjendet në hapsira private dhe se veprimi i Osmanit është antikushtetuese, ndërsa shtoi se institucionet zyrtare janë të rregulluara me ligj.

 

Mungesa e fotos së Thaçi u konstatua pak ditë më parë gjatë vizitës së ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë, Philip Kosnett.

 

Osmani theksoi të martën në “Facebook” se gjatë gjithë angazhimit të saj politik ka pasur si referencë vetëm ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Vazhdo të lexosh

Reklamë