Subscribe

Ndonëse prej kohësh kryeyqteti nuk ka pasur ngjarje të rënda kriminale vec disa plagosjeve por pa rrezik për jetën, biznesi I grabitjes dhe i vjedhjes vijon të lulëzojë me metoda nga më të ndryshmet. Krahas shtëpive të cilat bien pre e vjedhjeve sidomos në periudhën e festave, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për bizneset.

 

E tillë është kjo vjedhje e një minimarketi pak kohë më parë e ndodhur në Tiranë në afërsi të Rrugës Dritan Hoxha.

 

Ndonëse hajduti është lehtësisht i identifikueshëm policia dhe efektivët e komisariatit nr 3 ende nuk e kanë arrestuar.

 

Zakonisht bizneset goditen orët e para të mëngjesit atëherë kur nuk ka shumë lëvizje ndërsa ky hajdut arrin të hapë qepenin e minimarketit me anë të një cikriku automjetesh. Pasi ndodhet në brendësi të marketit ai shtyn kasën ndërsa është i pajisur dhe me elektrik dore për të shquar më mirë ambientin. Duke mos pasur shumë kohë por dhe frikë nga kapja ai i drejtohet paketave të cigareve ndërsa sipas pronarëve arriti të merrte 60 mijë lekë mall para se të largohej.

 

Por vec vjedhjes ajo që e bën akoma më flagrant rastin është pamundësia e e denoncimit në polici. Nga të dhënat e siguruara nga vision plus mësohet se pronari nuk është lejuar të denoncojë vjedhjen pasi efektivë të zonës I kishin dhënë garanci për kapjen e autorit. Por deri më sot nuk ka asnjë gjurmë prej  tij.

 

Mesatarisht në një muaj ndodhin 26 deri 30 vjedhje biznesesh cka do të thotë se çdo ditë një biznes goditet. Rekordin e mban vjedhja e banesave me 101 të tilla por dhe grabitja e automjeteve me një mesatare prej 28 rastesh ne muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *