Tre persona të akuzuar për vjedhje janë vënë në prangat e policisë së Vlorës dhe të Sarandës këtë të diel.

 

Sipas policisë dy vlonjatët me iniciale A. M., 32 vjeç dhe E. S., 27 vjeç, të shpallur në kërkim për vjedhje janë vënë në prangat e policisë. Dy të arrestuait dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrit kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit H.S.

 

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një 32 vjeçar nga Ksamili, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë motorin e markës “Skygo” në pronësi të shtetasit A. Z, në lagjen nr.1 Sarandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *