E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vjedhje, dhunë në familje e plagosje, arrestohen tre persona në Durrës

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit me akuzën e veprave të ndryshme penale.

 

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.K., 31 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Vjedhja me dhunë”. 32 vjeçari u arrestua pasi në lagjen Nr. 12 i ka marë me dhunë një telefon celularë shtetases L.L.

 

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E.L., 26 vjeç,  banues në Katund i Ri, Durrës, për veprën penale”Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ky shtetas duke korrur misër me autokombanjë i ka demtuar këmbën shtetasit Gj.C., 17 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin  Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

 

Nga ana e tjetër është arrestuar nga ana e policisë së Krujës edhe një 38 vjeçar me inicialet O.M., me akuzën e dhunës në familje. 38 vjeçari, sipas policisë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M.M., 35 vjeçe.

Vazhdo të lexosh