E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vjedhin florinjt dhe paratë e të moshuarit, pranga tre personave

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës të dyshuar për vjedhje kryer në bashkëpunim.

 

Policia bën me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit me inicialet ; B.F., 30 vjeç,  F. S, 29 vjeç,  dhe M.Q, 58 vjeç, të tre banues në Shkodër. Dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me n jëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje banesën e një  60 vjeçari, banues ne lagjen “Vasil Shanto”,  ku janë vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh dhe disa bizhuteri floriri.

 

Ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje pasi dyshohet se ata kanë kryer edhe vjedhje të tjera banesash në qytetin e Shkodrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë