Një kërkesë e pazakontë e një pozicioni pune është bërë virale kudo në rrjet. Dashamirët e ushqimit kanë mundësinë të sigurojnë jetesën nga pasioni i tyre.

Kjo eksperiencë ofrohet nga platforma suedeze e restoranteve Unmo, e cila është në kërkim të “Vizitorit Profesional të Restorantit ” të parë në Suedi, dhe ndoshta në botë.

Kandidati me fat do të jetë përgjegjës për të eksploruar, shijuar dhe dokumentuar përvojat e tij në përzgjedhjen e restoranteve më të mira të Stokholmit. Kandidati ideal për këtë pozicion ose duhet të ketë përvojë të mëparshme në industrinë e restoranteve, ose dëshirën për të filluar karrierën e tij në të. Gjithashtu, ai duhet të jetë adhurues i ushqimit, të ketë pasion për shijet, t’i kushtojë vëmendje detajeve dhe të ketë aftësinë për të dokumentuar aventurat e tij, si në tekst ashtu edhe në imazh. Nuk kërkohen kualifikime shtesë profesionale ose studime në industrinë e hotelierisë.

Përveç ngrënies në restorante, pozicioni përfshin ndarjen e përvojës me ekipin e Unmo për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të një platforme optimale të përshtatur për nevojat e industrisë së hotelierisë.

Siç thotë Adam Mikkelsen, Drejtor i Komunikimit në Unmo, kjo është një mundësi unike për adhuruesit e ushqimit, të cilët do të ushqehen dhe do të ndajnë përvojat e tyre. Sipas kompanisë, qëllimi është të ofrohet një analizë e asaj që e bën një vizitë në një restorant një përvojë të paharrueshme, për sa i përket ushqimit, shërbimit dhe atmosferës./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *