Kryebashkiaku I Lezhës Fran Frrokaj ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në Torovicë I cili njoftoi nisjen e punimeve të rrugës për këtë zonë.

 

Frrokaj shprehet se shtrimi kësaj rruge nacionale ka qenë detyrim për të gjitha pushtetet.

 

Sipas Frrokajt asfaltimi I saj u bë I mundur vetëm si rezultat I merritës së banorëve të kësaj zone të cilët për asnjë minutë nuk u dorëzuan.

 

“Shtrimi i kësaj rruge nacionale ishte detyrim për të gjitha pushtetet, jo vetëm sot, por vjet, parvjet e më përpara, ndaj asfaltimi i saj, mbi të gjitha është meritë e banorëvë të cilët në asnjë moment nuk heshtën por kërkuan shtrimin e saj, njëherazi duke vuajtur pasojat e një segmenti që izoloi mijëra banorë për vite me radhë. Protestat banorëve përpara bashkisë, bllokimi i rrugës së Balldrenit ku unë kam qënë në mbështetjen Tuaj atë ditë së bashku më ish Prefektin Eduard Ndreca, protesta tjetër në Lezhë, ditën kur Rama vizitoi qytetin, kërkesat e njëpasnjëshme të Bashkisë Lezhë për rikonstruksionin e rrugës  Balldre-Bend dhe rehabilitimin e qendrës së Torovicës, si dhe shtrimi i kësaj çeshtjeje direkt drejtuar Kryeministrit për këtë rrugë në darkën e Qeverisë shtruar në Shëngjin, janë vetëm disa nga ato momente që dëshmojnë rrugën e vështirë për këtë rrugë.”

 

Duke iu drejtuar banorëve të Torovicës, kryebashkiaku Frrokaj shprehet se e vlerëson realizimin e rrugës nga qeveria duke theksuar se ka qenë dhe një zotim I tij në fushatën e 2015.

 

“Mbi të gjitha, ndjej kënaqësi dhe vlerësoj realizimin e këtij financimi kaq të domosdoshëm të Qeverisë dhe që i jep një tjetër rëndësi Torovicës, një ndër zonat me fushën më pjellore në të gjithë Ultësirën Veriperëndimore. Rruga e Torovicës ka qënë edhe premtim i imi, renditur si prioritet në të gjitha vitet që drejtoj bashkinë. Këtu sjell në vemendje zotimin tim, kur kam deklaruar në fushatën e vitit 2015 në qendër të zonës kur ju më votbesuat, se: ” Fran Frrokaj, nuk rikërkon votë tuajën nësë nuk bëhet rruga”. Sot,  kam kënaqësinë të shikoj kthimin në realitet të këtij investimi. Përpjekjet tona kanë qënë maksimale, qoftë me hartimin e projekteve të paraqitura pranë FSHZHV apo donatorëve të tjerë apo dhe me renditjen e prioriteteve të Bashkisë Lezhë, ku rruga e Torovicës ka qënë primare”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *