Subscribe

Një ditë pas lajmit të dhënë në Vizion Plus për bllokimin e rrugës së fshatit Zvarisht dhe 9 fshatrave të tjerë të njësisë administrative Gorë në bashkinë Maliq, ka ardhur edhe reagimi i pushtetit vendor duke bërë të mundur hapjen e aksit rrugor Lozhan – Zvarisht.

 

Banorët thonë se e kanë pasur të vështirë deri një ditë më parë lëvizjen deri në qendër të njësisë administrative pasi e vetmja mundësi qarkullimi për ta ishte më këmbë ose me kafshë.

 

Për hapjen e rrugës banorët kanë falenderuar Vizion Plus, që dy ditë më parë ka bërë publike jetesën e tyre dhe vështirësitë që kanë hasur për shkak të bllokimit të rrugës.

 

Klementina Gishto është mësuese në këtë fshat. Ajo tregon se mësimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë pasi të dyja mësueset e shkollës kanë sakrifikuar duke ecur më këmbë çdo ditë nga 6 km.

 

Por pavarësisht kësaj sipas ende në këtë zonë ka edhe 6 fshatra të tjerë që janë të bllokuara nga bora.

 

Kryebashkiaku Gëzim Topçiu bën të ditur se brenda dy ditëve do të bëhet i mundur qarkullimi edhe në këto zona pasi puna është duke vazhduar me borëpastruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *