E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vizat me Holandën/ Basha: Turp i Ramës dhe bandës së tij

Lideri demokrat, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vendimin e Parlamentit holandez drejtuar KE për ndalimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët.

 

Gjatë takimit të zhvilluar me mbështetësit e PD, në ish-Kinostudio, Basha e cilësoi vendimin si një turp të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

 

Reklamë

“Në momentin kur Shqipëria, pas 3 rekomandimeve pozitive priste dritën jeshile të hapjes së negociatave, jo vetëm që vjen dritë e kuqe, por sot kemi një tjetër lajm të hidhur. Komisionit Evropian zyrtarisht I është dorëzuar kërkesa e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, e Holandës, për të rivendosur vizat për qytetarët shqiptarë. Ky është turpi, ky është krimi I Edi Ramës dhe I bandës së tij të babëzitur.”

 

Basha tha më tej se opozita është mese e vendosur për ta çuar betejën e saj deri në fund dhe për të rikthyer shpresën tek çdo shqiptar.

 

“Ne jemi sot këtu të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Dhe kjo është një betejë shprese për çdo shqiptar, kjo është një betejë ndryshimi për të gjithë njerëzit dhe jo vetëm për një grusht njerëzish.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë