Subscribe

Me 100 për qind financim nga shteti, vitin e ardhshëm nis ndërtimin hidrocentralit të Skavicës. Angazhimi i qeverisë është që pas më shumë se 50 vitesh e përpjekjeve të parealizuara nga qeveritë e kaluara të plotësohet harta e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, me të katërtin dhe të fundit atë te Skavicës.

Vepra energjetike do të kushtojë 510 milionë euro, nga të cilat 350 do të shkojnë për ndërtimin dhe pjesa tjetër për shpronësimet e investimet në infrastrukturë.

Në realizimin e këtij investimi kryeministri Edi Rama sheh shndërrimin e Shqipërisë në një faktor kyç në prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike në rajonin e Ballkanit.

Efekti i “Skavicës” do të jetë i ndjeshëm në rritjen punësimit dhe në zgjidhjen përfundimtare të përmbytjeve në fushë Shkodër dhe Lezhë.

Tetori është përcaktuar si muaji për të hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e hidrocentralit me objektiv që punimet të zgjasin katër vite.

Kreu i qeverisë lajmëroi edhe investimet e radhës, siç është ndërtimi i rrugës Milot-Fier dhe shndërrimin e zonës së Komanit, aty ku nisen tragetet për në Valbonë, në një zonë turistike me të gjitha kërkesat e kohës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *