Subscribe

Në takimin e sotën në kuadër të samitit “Ballkani i Hapur”, kryeministri Edi Rama ftoi Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën që të bëhen pjesë e kësaj nisme.

 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se përmes këtyre marrëveshjeve që do të nënshkruhen sot, viti 2022 do të jetë një epokë e re për Ballkanin.

 

“Është kënaqësi t’ju uroj mirëserdhjen në Tiranë sot. Jam shumë i kënaqur t’ju them se sot është një moment kyç i procesit, marrëveshjet që do nënshkruhen do përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm drejt objektivit tonë pasi do garantojnë lirinë e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve. Objektivi jonë është që të garantojmë lirinë e plotë të njerëzve kapitaleve dhe shërbimeve. Ballkani i Hapur është një nismë gjithëpërfshirëse duke inkurajuar të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje, ndërkohë që ne po ecim përpara. Në fushën e lirisë së mallrave do të nënshkruajmë marrëveshjen për import-eksport të kafshëve të gjalla, si dhe zbatimin e memorandumit të kalimit tranzit të mallrave mes ne të tresh. Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen për veterinarinë, sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor. Sa herë kemi folur për këtë gjë, sa herë kemi rënë dakord përmes samitit të Berlinit, është Ballkani i Hapur ai që po e bën këtë. Heqim lejet e punës me qëllim që qytetarët të kërkojnë punë…Ballkani i Hapur është një aspiratë, aq sa është një nismë. Ekipet tona kanë bërë një punë të shkëlqyer për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve që është nënshkruar qershorin e kaluar. Ne po marrim hapa për të bërë rajonin më tërheqës për investimet e huaja. Ne kemi punuar në mënyrë dinamike. Synimi mbetet i njëjtë: zbatimi i shpejtë i katër lirive dhe bashkimi i vendeve tona në tregun e përbashkët të BE-së. Sot, nënëshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me mjaft zell dhe gatishmëri shërben për të çuar një mesazh konkret te njerëzit. Me këto marrëveshje, viti 2022 do të jetë një epokë e re.”

 

Duke filluar nga viti 2022, Rama deklaroi se fermerët, eksportuesit dhe importuesit nuk do të presin më nëpër kufij, pasi do të ketë shumë lehtësira për lëvizjen e tyre në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *