Subscribe

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka dhënë  dorëheqjen nga të gjitha postet drejtuese të kësaj force politike. Ne nje konference për shtyp, Ymeri është shprehur se ky është një ndër vendimet më të vështira që ka marrë në jetë, duke theksuar se arsyeja e dorëheqjes është mosbashkëpunimi dhe dallimet brenda partisë. Madje ai kërkoi që ky hap të kuptohet si alarm për gjendjen në të cilën ndodhet Lëvizja Vetëvendosje.

 

“Unë sot jap dorëheqje në shenjë mospajtimi me këto zhvillime, por edhe si akt zhgënjimi që këto nuk kam arritur t’i ndalë. Kohëve të fundit kam parë një intensitet të shtuar të shpërfilljes së pozitës sime si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes, sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pamundshme të drejtosh.”

 

Largimi i Visar Ymerit vjen pak kohë pasi Albin Kurti shpalli kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes. Por i pyetur nëse do ta mbështesë apo jo kandidaturën e tij për kryetar, Ymeri nuk ka pranuar te beje asnjë koment. Lëvizja Vetëvendosje është përballur me krizën më të thellë që nga themelimi i saj. Kriza brenda saj u thellua menjëherë pas publikimit të një bisede të nënkryetares Aida Dërguti, e cila ofendonte themeluesin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *