Ervis Martini  nje nga dy të plagosurit në atentatin mafioz mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish bllokut eshte jashtë rrezikut për jetën. Burime për Vizion Plus pranë spitalit të traumës bënë të ditur se Ervis Martini ndonëse ka marrë një plumb në qafë e ka kaluar fazën e të qënit në gjëndje kritike.

 

Nuk mund te thuhet e njëjta gjë edhe për të plagosurin tjeter Leart Hato gjëndja e të cilit mbetet e rende. Ai ka marre plumba ne bark, qe i kane prekur organet e melcise dhe zorreve por edhe nje plumb afer gojes.

 

Martini dhe Hato ishin objektiv i sulmit me armë në nje bar restorant ne ish bllok rreth orës 21:55 të enjten në mbrëmje, atentat ku mbeti i vdekur Fabjol Gaxha truproja i Ervis Martinit i cili administron kompani të basteve sportive.

Ndërkohe eksperte të kriminalistikes kanë shkuar këtë të premte në vendngjarje për të mbledhur prova shkencore si gjurme gjaku apo shënja të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Të pakten 30 persona janë shoqëruar në polici deri tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *