Walter Ricciardi, anëtar i komitetit ekzekutiv të OBSH-së dhe këshilltar i Ministrit Speranza, foli për mikrofonat e gazetes se njohur “La Stampa” ne Itali dhe dha një lajm shumë të mirë për të ardhmen, për të luftuar Covid-19.

Në fakt, Ricciardi zbuloi se nxehtësia dhe lagështia e lartë do të bënin që virusi të zhdukej në dy minuta sipas një studimi që vinte nga Amerika.

“Një studim i paraqitur në 24 Prill nga Sekretari i Sigurisë së Brendshme të SHBA në Shtëpinë e Bardhë tregonte se virusi vuan nga nxehtësia e lagështia. Në ambiente të mbyllura, me temperature 24 ° dhe lagështi  20% mund të zgjasë në një sipërfaqe për 18 orë, ndërsa me temperature  35 ° dhe një lagështi prej 80% nuk mbijeton më shumë se 1 orë. Dhe nëse jeni në diell, me temperature 24 ° dhe nivel i njëjtë lagështie janë të mjaftueshme që virusi të zhduket në dy minuta. Atëherë do ta shohim në qershor nëse në vape dhe lagështi, virusi do të zhdukej apo jo, deklaroi Ricciardi./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *