E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Virusi kinez/ Shënohet vdekja e parë jashtë Kinës

Ilustrim · Vizion Plus

Shënohet vdekja e parë jashtë Kinës nga koronavirusi. Viktimë mbeti një burrë, i cili ndërroi jetë në Filipine. Pacienti ishte 44 vjeç nga Wuhan dhe kishte udhëtuar i infektuar drejt Filipineve.

 

Në udhëtim ai shoqërohej nga një grua kineze në moshën 38-vjeçare, që gjithashtu rezultoi pozitive javën e kaluar nga testi i bërë për koronavirusin. Sipas Departamentit të Shëndetit në Filipine, 44-vjeçari që gjeti vdekjen ishte shtruar në një spital në kryeqytet me pneumoni të rëndë.

 

Deri tani koronavirusi ka shkaktuar 302 viktima, ndërsa virusi po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh