Ndryshimet e temperaturave gjatë ditëve të fundit kanë sjellë shtim të numrit të fëmijëve të prekur nga virozat në Spitalin e Beratit.
Vetëm në 24 orët e fundit në pediatrinë e këtij spitali janë paraqitur rreth 100 raste me patologji të ndryshme.
Moshat më të prekura, sipas mjekes Eftali Paço, janë ato nga 1 deri në 3 vjeç, të cilat paraqiten kryesisht me temperaturë të lartë.
Për mjekët kjo situatë ka ardhur në rritje gjatë javëve të para të janarit ndërsa i këshillojnë prindërit që t’i mbajnë fëmijët në ambiente me temperaturë konstante dhe t’u japin sa më shumë lëngje me qëllim kalimin sa më shpejt të virozave.
Fluks ka pasur edhe në pediatrinë e qytetit të Burrelit. Rreth 40 fëmijë paraqiten çdo ditë me viroza të ndryshme.
Edhe pse ky fluks për bluzat e bardha të këtij qyteti është normal ata i këshillojnë prindërit që të mos neglizhojnë rastet kur fëmijët kanë temperaturë të lartë.