Ditët e para të muajit janar, të cilat janë shoqëruar me luhatje temperaturash, kanë sjellë shtim të virozave respiratore në Spitalin Rajonal të Fierit.
Sipas shefit të urgjencës, Klodian Goga, numri i vizitave ditore është dyfishuar duke arritur deri në 150 raste në 24 orë , ndërkohë që grupmoshat e prekura janë nga 14 vjeç e sipër.
“Kjo sëmundshmëri është shoqëruar me simptoma të lehta dhe nuk është tipike e virusit të ri”, tha Goga.
Kjo mbingarkesë po përballohet me vështirësi në Spitalin Rajonal Fier, pasi ka mungesë mjekësh.
“Dy prej tyre janë pezulluar nga prokuroria ndërsa një mjeke tjetër është me probleme shëndetësore. Në këto kushte na kanë ardhur në ndihme mjekët e familjes”, tha Goga.
Drejtuesit e spitalit u bënjë thirrje të gjithë pacientëve të prekur nga viruset në këtë periudhë kur imuniteti dobësohet, që t’i drejtohen fillimisht mjekëve të familjes./vizionplus.tv





