E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Viktima nga përmbytjet në Greqi/ Stuhia e fuqishme godet vendin, lumenjtë dalin nga shtrati

Pas një stuhie të fuqishme që goditi Greqinë qëndrore mbrëmjen e së shtunës, ishulli Evia dhe disa fshatra janë përmbytur. Një cift të moshuarish 85 dhe 86 vjec, si dhe një fëmijë 8 muajsh, janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre të shkatërruara nga vërshimi i ujërave.

Trupat  e tyre u gjetën në fshatin Politika, rreth 100 kilometra larg Athinës.

Reklamë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati ndërsa vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit pasi disa persona janë deklaruar të zhdukur.

Në fshatrat Psachna dhe Politika, shumica e shtëpive janë përmbytur nga uji dhe balta,ndërsa ka patur dëme të mëdha edhe në rrjetin rrugor.

Shërbimi i zjarrfikësve ka qenë në gatishmëri edhe për shuarjen e rreth 50 zjarreve të shkaktuara nga rrufeja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë