Një valë e motit të keq i ka marrë jetën e të paktën tre personave në Evropën Lindore dhe atë Qendrore.

Stuhitë me borë dhe erërat e forta kanë bllokuar fshatra dhe rrugë nëpër Ballkan.

Në jug të Serbisë, policia ka thënë se ka gjetur një burrë të vdekur, teksa u ka ndihmuar rreth 20 personave që të dalin nga makinat e bllokuara.

Fshatrat në lindje të Bosnjës kanë mbetur pa energji elektrike, derisa zona e Sokollacit ka mbetur edhe pa ujë të pijshëm.

Si pasojë e erërave të forta, një fëmijë ka vdekur në Sllovaki pasi është goditur nga një shenjë e trafikut, derisa në Republikën Çeke, një dru ka rënë mbi një makinë duke lënë të vdekur një person.

Në Rumani, erërat dhe bora e madhe kanë bllokuar trafikun, prandaj janë anuluar 30 udhëtime me tren.

Mot i ngjashëm edhe regjistruar edhe në Bullgari, pasi në aeroportin kryesor të këtij vendi janë anuluar disa fluturime./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *