Subscribe

Rasti i fundit i vdekjes së shtetasit Ajet Zikollari në Trebinjë të Pogradecit rikthen alarmin e problematikës së madhe që po vuajnë zona të thella në mbarë vendin.

 

Zikollari u bë viktima e trete nga i ftohti në qarkun e Korçës në dy javët e fundit, por gjëndja duket më e rëndë sesa kaq.

 

Prej ditesh banoret e zonave të thella të Pogradecit në juglindje kanë lëshuar alarmin në lidhje me mungesën e ushqimeve dhe ilaceve.

 

Problemet me të mëdha janë në Njësitë Trebinjë dhe Mokër ku shumë fshatra janë të bllokuar totalisht nga dëbora.

 

Megjithatë pavarësisht kërkesës së vazhdueshme për ndihme dhe zhbllokimin e zonës, deri tani askush nuk ka marre masa.

 

Për pasojë prej ditesh dhjetëra banore vijojne te ngujuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *