Përplasja me armë mes dy grupeve në qytetin e Kavajës ka shkaktuar një viktimë, ndërsa 5 persona të tjerë janë plagosur.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit, ku të rinjtë kanë qëlluar me armë drejt njëri-tjetrit, por të shtënat kanë goditur një kalimtar të rastësishëm, i cili ka vdekur në vend. Ai është  Ramazan Hasalliu 50 vjec, banor i këtij qyteti.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke rrethuar zonën ndonëse nje nga autorët kryesor u largua. Ai është Devis Aliaj. Vëllai i tij, Marjus Aliaj mbeti i plagosur dhe është duke u ruajtur në Spitalin e Durrësit nga forcat e rendit.

Personat e tjerë të plagosur, të dërguar në Spitalin e Kavajës dhe Durrësit janë Erald Hyka, Sali Mekja, Rustem Dedaj, Arben Ajdini, dy prej të cilave pjesë e grupeve që u përshinë në sherr.

Mësohet se dy grupet e të rinjve, konkretisht Erald Hyka ne njerin krah dhe vellezerit Marjus dhe Denis Aliaj ne krahun tjeter janë përplasur fillimisht të mërkurën në mbrëmje në qytetin e Kavajës, ku janë zënë me fjalë. Më tej këtë të enjte janë rikthyer sërish përballe njeri-tjetrin, por me pasoja shumë të rënda këtë të enjte.

Më fatkeqi në këtë rast ka qënë Ramazan Hasalliu, 50 vjecari i cili sapo kishte blerë një buk në furrin afër shtëpisë, kur është gjendur në vendin dhe momentin e gabuar.

 

 

Njoftimi i Policisë për këtë ngjarje:

 

Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi R. H., (kalimtar i rastit) dhe kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit M. A dhe D. A.

Shtetasi M. A (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur.

Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij

Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *