E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 00:05 Në vijim ora 00:05: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Viktima në Gaza, izraelitët i kundërpërgjigjen sulmit të Hamas

Tre palestinezë kanë mbetur të vrarë në një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës, mes tyre edhe një grua shtatzënë dhe foshnja e saj 18 muajshe. Më shumë se 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Bombardimet nga ajri të ushtrisë Izraelite në kufirin e Gazës nisën mbrëmjen e së mërkurës dhe erdhën për shkak se Hamasi lëshoi dhjetëra raketa në territorin izraelit.

 

Reklamë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, njoftuan gjithashtu se gjithçka nisi pasi një automjet i policisë u qëllua ne Gaza. Ata u kundërpërgjigjën dhe lëshuan dhjetëra raketa në territorin izraelit

 

Sulmet në Gaza vijnë në një kohë që OKB dhe Egjipti po përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje armëpushimi afatgjate mes Izraelit dhe Hamasit.

 

Katër muajt e fundit dhuna përgjatë kufirit me Gazën dhe Izraelin është rritur ndjeshëm.

 

Më shumë se 160 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, shumica gjatë protestave të te premteve

Më shumë video

Reklamë