E martë, 22 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Viktima i qëllloi me shpullë djalin/ Zjarrëfikësi nga Tropoja vrau bashkëfshatarin

Vrasja që tronditi fshatin Cerem të Tropojes këtë të shtunë, është kryer pas një konflikti dhe debate të vazhdueshëm për pronat.

Autori I dyshuar Altin Ismajlsufaj dhe viktima  Isat Gocaj banonin të dy në të njëjtin fshat. Këtë të shtunë ata kanë debatuar sërisht për shkaqe pronash.

Viktimat Isat Gocaj mësohet se ka qëlluar me shpulle djalin e Altin Ismajlsufaj. Ky I fundit ka reaguar duke marrë pistoleten dhe duke e vrarë bashkëfshatarin e tij.

Dy orë më vonë, policia ka prangosur autorin e dyshuar ne shtepine vet ndersa sekuestroi edhe dhe armën e krimit.

Mësohet se autori I dyshuar punonte si zjarrëfikës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë