E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Viktima e të lënduar nga tërmeti në Itali, Ambasada: S’ka shqiptarë mes të plagosurve

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga gërmadhat e shtëpisë edhe fëmijën e tretë, i cili mbeti i bllokuar pas tërmetit që tronditi ishullin turistik të Iskias në Itali, mbrëmjen e së hënës.

 

Vëllai i tij më i vogël, vetëm 6 muajsh u nxor i gjallë nga rrënojat mëngjesin e kësaj të marte. Pas tij, edhe vëllai tjetër Matias. Të tre vëllezërit janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

 

Reklamë

Por fatkeqësisht, dy gra humbën jetën nga tërmeti 4 ballë: njëra prej tyre vdiq si pasojë e goditjes nga blloqet e një kishe në qytezë. Të paktën 39 të tjerë janë të plagosur, për shkak të shembjes së disa ndërtesave të vjetra të ishullit turistik.

 

Ambasada e Shqipërisë në Itali njofton se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas shqiptarë të lënduar nga tërmeti. Ndërkohë, autoritetet dhe emergjenca civile kanë punuar gjithë natën e mbrëmshme si dhe këtë të martë, për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja.

 

Autoritetet, forcat e shpëtimit dhe dhjetëra ambulanca janë ende në vendin e ngjarjes. Italia po përballet me lëkundje të forta sizmologjike. 24 gushtin e kaluar 160 persona mbetën të vdekur dhe mbi 300 të tjerë u plagosën nga tërmeti 6 ballë që goditi Amatriçen.

 

 

Më shumë video

Reklamë