E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Viktima e parë nga koronavirusi/ Meta: Të zbatohen këshillat e autoriteteve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi pas shënimit të viktimës së parë nga koronavirusi në Shqipëri. Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta shprehu ngushëllimet për familjarët e të moshuarës. Ai bëri thirrje që të zbatohen në mënyrë rigoroze të gjitha masat dhe këshillat.

 

“Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19. Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira!
Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!”

 

73 vjeçarja që kishte ditë në Spitalin e Durrësit ndërroi jetë këtë të mërkurë. Ajo ishte prekur nga koronavirusi, por vuante edhe nga sëmundje të tjera kronike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë