Subscribe

Viktima e pare e antraksit ne Shqipëri nuk është infektuar nga kafshët apo konsumimi i mishit. Analizat e Institutit te Shëndetit Publik dhe atij Veterinar nxorën se 56-vjeçari nga Libohova ishte infektuar nga antraksi kutan, sëmundje e marre përmes lëkurës. Shefja e sëmundjeve infektive ne Shëndetin Publik dhe nëndrejtori teknik ne Institutin Veterinar tregojnë per rastin e ndodhur me antraks, qe ne zonën e jugut është me i përhapur. Nga verifikimet e kryera rezultoi se nuk ka bagëti te prekura nga antraksi. Ekspertet tregojnë se mishin qe tregtohet është i sigurt. Por edhe ne rastin me te keq kur mishi me antraks tregtohet nga fermeri i papërgjegjshëm, ne rast se zihet mire sëmundja nuk kalon tek njeriu. Antraksi nuk transmetohet nga njeriu i sëmure tek një person i paprekur. Me te prekur nga kjo sëmundje janë barinjtë, te cilët kane kontakte direkte me kafshën e sëmure apo konsumojnë mishin e tyre te pagatuar si duhet. Shenjat e antraksit tek njerëzit shfaqen ne lëkure, ne forme plagësh te vogla dhe pullash te zeza. Kjo sëmundje është e durueshme, por kur është e avancuar përfundon me humbje jete si ne rastin e 56-vjeçarit nga Libohova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *