E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Viktima e 36-të në Shqipëri/ Vdes i moshuari i shtruar në Infektiv

Rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e koronavirusit në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, ka humbur jetën një tjetër pacient. 71-vjeçari nga Durrësit ishte i shtruar në Spitalin Infektiv.

“Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.”

Me vdekjen e tij, numri i viktimave që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri ka shkuar në 36. Viktimë pati edhe një ditë më parë.

Më shumë video

Reklamë