Këtë të martë u shënua viktima e 30 nga koronavirusi në Shqipëri.

Mësohet se një 52-vjeçar nga Kruja i shtruar në Spitalin Infektiv ka humbur jetën. Ai ishte i intubuar prej disa ditësh.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në Spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, tha Albana Fico.

Të hënën vdiq edhe një pacient 73-vjeçar që vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *